Uji i pijshëm në Kosovë: Propozime për #zgjidhje

Iniciativa #zgjidhje mbajti debatin e parë që u transmetua drejtpërdrejtë në TV Festina si dhe në rrjete shoqërore.

Tema e debatit: Nga 3 zgjidhje për: 1) mungesën e ujit të pijshëm, 2) luftimin e varfërisë (përfshi atë të skajshme), 3) luftimin e diskriminimit ndaj grave, të rinjve, personave me aftësi të kufizuara, komuniteteve, dhe grupeve tjera shoqërore.

Pjesëmarrës në debat ishin:

  • Luljeta Demolli nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, Prishtinë.
  • Fikrije Ferizi nga Qendra e Gruas “ATO“ në Vushtrri.
  • Gentiana Zeqiri nga Iniciativa Qytetare në Skënderaj.
  • Halil Kurmehaj nga Iniciativa e Pavarur e të Verbërve të Kosovës me seli në Prishtinë.
  • Emrah Cermjani nga Roma in Action me seli në Gjakovë.
  • Erblin Hoxha, nga Qendra e Debatit me seli në Prishtinë.

Nga diskutimet të bazuara edhe në hulumtime dhe statistika, dolën këto propozime:

UJI I PIJSHËM – Propozime për zgjidhje:

  1. Investimi në 6 pika kryesore (liqene artificiale) grumbulluese të ujit në Kosovë (përmirësim dhe mirëmbjatjte).
  2. Përmirësim të infrastrukturës (rrjetit) shpërndarëse të ujit të pijshëm, si dhe zbatim të drejtë të ligjit si për lejet e ndërtimit, shfrytëzimit të ujit (autolarjet, përdorimi i ujit të pijshëm për bujqësi; përdorimi nga bizneset e ndryshme për ftohje, prodhim të lëngjeve e arsye tjera; komercializimi i burimeve natyrore – shitja e ujit dhe pagesa e tatimit, etj).
  3. Edukimi dhe vetëdijësimi për shfrytëzim të arsyeshëm të ujit të pijshëm; në çështje praktike si pastrimi, përdorimi për gatim, pastrim në amvisëri, etj., me synim ndryshimin e sjelljes në raport me përdorimin e ujit të pijshëm.
  4. Trajtimi dhe kontrolli sistematik i cilësisë së ujit të pijshëm.
  5. Ofrimi i informacionit të mjaftueshëm dhe të përditësuar (dhe komunikimi i rregullt me qytetarë përmes kanaleve të ndryshme) për sasinë e ujit të pijshëm, mungesën/kufizimet, cilësinë, shfrytëzimin, çmimin, etj. Sidomos metoda dhe kanale komunikimi dhe ofrim informacioni për grupe të ndryshme shoqërore, si dhe për gratë të cilat në 95% të rasteve janë përdoruese kryesore të ujit për nevoja të familjes (gatim, pastrim, etj).
  6. Sigurimi i ujit të pijshëm për të gjithë qytetarët (jo vetëm qasje në rrjet të ujit të pijshëm), dhe siguria e cilësisë së ujit të pijshëm (pastrimi nga ndotësit).
  7. Të investohet në realizimin e projektit të Pendës së Kuçicës dhe në pendat tjera në komuna të ndryshme të Kosovës në të cilat ekzistojnë ose eksplorohen mundësi të tilla.
  8. OJQ-të mund të luajnë rol kyç në vetëdijësim për ujin e pijshëm. Pra, një bashkëpunim më i ngushtë në mes të OJQ-ve në njërën anë dhe i OJQ-ve me institucione publike në Kosovë në anën tjetër, dhe me qytetarë në vendet në të cilat veprojnë.

Gjeni më poshtë pdf me përmbledhje 2 faqëshe e cila ofron detaje për problemet, statistikat/të dhënat dhe rekomandimet: 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prev
Varfëria dhe diskriminimi në Kosovë: Propozime për #zgjidhje

Varfëria dhe diskriminimi në Kosovë: Propozime për #zgjidhje

Next
Media literacy as a “vaccine” against “infodemic”

Media literacy as a “vaccine” against “infodemic”

You May Also Like