CE week 2024

Java e Ekonomisë Qarkore në Ballkanin Perëndimor 2024: CIVIL-i me prodhim mediatik dinamik, ngjarje publike rajonale dhe analizë e perspektivave në kushte luftërash dhe pasigurie

Java e ekonomisë qarkore në Ballkanin Perëndimor 2024 mbahet nga 27 deri më 31 maji, në temën: Ura të qëndrueshme: Bashkohu, Ngritu, Ripërdor”

Java e tretë vjetore e ekonomisë qarkore në Ballkanin Perëndimor do të mbahet nga data 27 deri më 31 maj 2024. Tema e këtij viti është “Ura të qëndrueshme: Bashkohu, Ngritu, Ripërdor”.

Organizatat nga vendet e Ballkanit Perëndimor, anëtare të komunitetit LogEx, do të mbajnë një varg aktivitetesh paralele me të cilat do ti promovojnë praktikat e mira drejt njw tw ardhme të qëndrueshme, por edhe sfidat dhe perspektivat e ekonomisë qarkore në rajon.

Nisma rajonale LogEx, komunitet i formuar nga organizata The Ballkan Forum, ka për qëllim revolucionarizimin e qasjes së Ballkanit Perëndimor drejt zhvillimit të qëndrueshëm, përmes promovimit të praktikave të ekonomisë qarkore. Me bashkimin e aktorëve të ndryshëm, duke e përfshirë edhe akademinë, organizatat, mediat, biznesin dhe ekspertët, Java e Ekonomisë Qarkore ka për qëllim inkurajimin e bashkëpunimit dhe nxitjen e ndryshimeve të rëndësishme në rajon.

CIVIL-i edhe këtë vit do të zbatojë program të begatë gjatë Javës së Ekonomisë Qarkore në Ballkanin Perëndimor.

Duke filluar nga e hëna, 27 maj, platforma mediatike e CIVIL-it do të publikojë përmbajtje edukative të lidhura me ekonominë qarkulluese. Njëkohësisht, do të publikojë një seri intervistash me fokus mbi perspektivat e kësaj fushe ekonomike në të ardhmen.

Analiza me temën “Ekonomia rrethore në kohë lufte dhe pasigurie”, është në përgatitje e sipër.

CIVIL-i do ta përmbyll  javën e aksionit në gjithë rajonin më 31 maj, me një ngjarje publike me të njëjtën temë, ku do të prezantohen analizat, si dhe aktivitetet e organizatave anëtare të rrjetit LogEx nëpër gjithë rajonin.

Synimi kryesor i CIVIL-it në kuadër të nismës rajonale është të kontribuojë në forcimin e ndërgjegjësimit publik për rëndësinë dhe perspektivat e ekonomisë së gjelbër, gjegjësisht, qarkulluese, duke identifikuar sfidat e vendosura nga luftërat, konfliktet dhe krizat tjera siç është agresioni rus kundër Ukrainës, lufta hibride kundër Perëndimit dhe konflikti në Rripin e Gazës.

Komuniteti LogEx, i krijuar në dhjetor 2021, është një partneritet i dedikuar për tejkalimin e hendekut midis arsimit të lartë dhe tregut të punës në Ballkanin Perëndimor. Duke u fokusuar në ndërtimin e kapitalit njerëzor, forcimin e ekonomisë qarkulluese  dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm, komuniteti LogEx synon të krijojë një të ardhme më të ndritur për rajonin.

Anëtaret e komunitetit LogEx : The Balkan Forum (BP), Build Green Group (Shqipëri), CENER 21COD Jajce (Bosnja dhe Hecegovina), CIVIL / Green CIVIL (Maqedonia e Veriut), Universum International College (Kosova), YIHR (Serbia), ADP-Zid (Mali i Zi).

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prev
Empower democracy with cooperation: Comprehensive Strategy against Disinformation

Empower democracy with cooperation: Comprehensive Strategy against Disinformation

Next
The Balkan Forum Update 04/2024

The Balkan Forum Update 04/2024

You May Also Like