Origjina

Iniciativa The Balkan Forum është lansuar në takimin e parë vjetor të Forumit Ballkanik të mbajtur më 7-9 shkurt 2013 në Selanik të Greqisë. Forumi mblodhi akterë dhe liderë të ndryshëm nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, IRJ e Maqedonisë, Greqia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia. Mbi 50 pjesëmarrës nga shoqëria civile, sektori privat, akademia dhe qeveria punuan së bashku për të krijuar ide dhe strategji inovative për të thelluar bashkëpunimin rajonal dhe për të katalizuar zhvillimin ekonomik, duke nxjerrë përparësitë rajonale dhe përparësitë krahasuese.

Forumi u hap nga Yannis Boutaris, Kryetar i Selanikut; George Papandreou, ish kryeministër i Greqisë; David Burger, Zëvendës Drejtor, Zyra e Çështjeve të Evropës Qendrore, Departamenti  Amerikan i Shtetit; dhe Haki Abazi, Drejtor i Programit, Rockefeller Brothers Fund. Forumi inaugurues Ballkanik për bashkëpunimin rajonal shënoi një fillim të rëndësishëm, duke rezultuar në rekomandime konkrete, duke përfshirë edhe krijimin e një organizate joqeveritare të Forumit Ballkanik. Organizata The Balkan Forum shërben si sekretariat i rrjetit të forumit Ballkanik, duke zbatuar rekomandimet e rrjetit dhe duke organizuar takimet vjetore.

Donatorët