Ekipi ynë
dhe biografi...

ANJA ŽIVKOVIĆ
Bashkëpunëtore e gjuhës

anjaz993@gmail.com

+381638797567


Anja Zhivkoviq është filologe e diplomuar. Ka studiuar për gjuhë, letërsi dhe kulturë shqipe në Fakultetin e Filologjisë në Beograd, dhe greqishtja ishte gjuha e saj e dytë. Në vitin 2016 ajo ju bashkua “Red Info Portal”, Kryqi i Kuq Beograd, si studente-vullnetare, përkthyese për gjuhën shqipe.

Ajo është aktiviste dhe mori pjesë në trajnimin e Ndërtimit të Paqes “Mir – Paqe – Мir 2016”, si edhe në disa Shkëmbime Rinore të tjera me pjesëmarrësit nga vende të ndryshme të Ballkanit. Punën e saj është ka për fokus heqjen e barrierave midis njerëzve nga Ballkani dhe për të promovuar bashkëpunimin midis tyre.


ASTRIT ISTREFI
Drejtor Ekzekutiv

astrit@thebalkanforum.org

+386 (0)49 427 222


Zt. Istrefi ka më shumë se 18 vite përvojë pune në sektorin e shoqërisë civile duke u fokusuar në parandalimin e konflikteve, ndërtimin e paqes dhe çështje zhvillimi në kontekstin e vendeve të brishta dhe vendeve të afektuara nga konflikti, duke e udhëhequr zhvillimin strategjik dhe menaxhimin/mbikëqyrjen e programeve komplekse, buxheteve dhe ekipeve në Ballkanin Perëndimor, Kaukaz, Afganistan, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA. Këtu përfshihet puna me Care International, Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Forumin për Iniciativa Qytetare (FIQ) në Prishtinë; Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) në Kabul dhe Uashington DC; dhe Saferworld në Londër.

Përvoja e tij e lartë menaxheriale në organizata vendore dhe ndërkombëtare përfshin menaxhimin strategjik dhe të operacioneve (dhe planifikimin strategjik kryesor dhe rishikim i procesit); Zhvillimin dhe përforcimin e politikave dhe sistemeve të burimeve njerëzore, financa, mbledhja e fondeve dhe qeverisja; ndërlidhja në mes të aktiviteteve dhe përvojave të nivelit lokal me politika dhe korrniza të niveleve kombëtare dhe ndërkombetare.

Këtu përfshihën çështjet si demokratizimi, zhvillimi i shoqërisë civile, zgjedhjet, zgjidhja e konflikteve, siguria e komunitetit, proceset gjithëpërfshirëse politike, siguria dhe armët e vogla, duke ndërlidhur lidhur paqen dhe sigurinë në nivel komuniteti me politikat dhe kornizat kombëtare dhe ndërkombëtare.

Astriti është anëtar i Bordit i disa OJQ-ve që nga viti 2000.


BEN MURGATROYD
Praktikant

e-mail: murgatroyd.ben@googlemail.com


Ben Murgatroyd para pak kohë ka kryer masterin në Marrëdhëniet Ndërkombëtare me specializim në Konfliktin Global në Epokën Moderne në Universitetin e Lajdenit në Holandë. Përveç kësaj, ai ka kryer Studimet Ndërkombëtare  në Universitetin e Lajdenit me fokus në Çështjet Evropiane. Ekspertiza akademike e Benit merret me çështjen e shteteve Evropiane, shoqërisë civile dhe pajtimit gjatë kohës dhe pas konfliktit.

Ai është ish-student konsultant në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) dhe praktikant në IngenieurbüroHeimann. Është i specializuar për diplomaci digjitale dhe logjistikë, dhe është i pasionuar për të ndryshuar botën për të mirë. Anglishtja është gjuha e tij amtare, por gjithashtu komunikon në gjermanisht dhe ka njohuri fillestare të gjuhës franceze dhe holandeze.


BOJANA LALATOVIC
Bashkëpunëtore

Bojana.lalatovic@gmail.com 

+38267170699


Bojana është e pasionuar dhe ka njohuri frymëzuese për proceset Politike dhe të Integrimit Evropian. Tani punon si stazhiere në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Qendra e Komunikimit Operacional në Podgoricë. Më përpara ajo punoi në sektorin e OJQ-së duke punuar në fushën e Integrimit në BE dhe të ngritjes së vetëdijës për proceset e BE-së dhe perspektivën për rajonin Ballkanik, dhe gjithashtu ishte vullnetare për Kryqin e Kuq në Nikshiq.

Ajo përfundoi me BA në Shkencave Politike nga Universiteti i Malit të Zi në Podgoricë dhe ka Masterin e Drejtësisë në Integrimin Evropian nga Universiteti i Beogradit në Serbi.

Bojana mori pjesë në programin e mobilitetit ERASMUS + në Universitetin Roma Tre, Romë në Itali. Ajo flet katër gjuhë: malazisht/serbisht, anglisht, rusisht dhe italisht.


FJOLLA KALLABA
Bashkëpunëtore

fjollakallaba@hotmail.com

+38345978305


Fjolla Kallaba ka një përvojë të gjerë në komunikim dhe përkthim. Gjatë karierës, ajo ka punuar si mësuese e gjuhës angleze, përkthyese dhe zyrtare për komiunikim. Fjolla ka punuar në organizata dhe institucione të ndryshme në vend. Përvoja e saj, duke punuar për Kosovo 2.0 dhe KosovaLive ka rritur kuptueshmërinë e saj për rëndësinë që mediat e kanë në formimin e perceptimit publik.

 

Fjolla ka Masterin në Përkthim dhe Interpretim Profesional të Gjuhës Angleze nga Universiteti i Prishtinës, dhe Bachelorin në Integrimin Evropian nga ISPE College.

Ajo mori pjesë në Shkollën Etike të Gazetarisë të organizuar nga Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës 2016. Qëllimi i këtij programi ishte të promovojë mekanizmat që mbrojnë lirinë e shtypit dhe përkrahin raportimin profesional të mediave.


JOVICA JANKOVIKJ
Bashkëpuntorë

jovicajankovic16@gmail.com

+38978289809


Jovica është aktivisti i ri nga Maqedonia, i cili është i pasionuar për politikën rinore, dhe mbrojtjen e mjedisit. Jovica është bashkëthemeluesi i OJQ-së Bezgrubrija, anëtari dhe aktivisti i dy OJQ-ve, Youth Educational Forum(YEF) dhe YouthCan.

Pasioni i tij që të jetë i përfshirë në komunitet është shprehur përmes pjesëmarjes së tij në aktiviteteve të shumta të organizuara në Maqedoni dhe rajon. Disa ngjarje në të cilat ai mori pjesë përfshin: Turneu Debat EcoContest, EcoPatrol-NGO Zero Waste, Forumi Rinor Rajonal  në Novi Sad, dhe 11 Euro-AtlanticCamp(REACT), etj.

Jovica është fituesi i garës së shkollës së mesme të organizuar nga USAID, për përshkrimin e jashtëzakonshëm të vizionit për të ardhmën e Maqedonisë, dhe është shpërblyer nga Ambasadori amerikan i Republikës së Maqedonisë, Jess L. Baily.


MARINA QUEINS
Praktikante


Mariana Kueins është studente e Politikës dhe Shoqërisë dhe e Gjuhës Angleze në Rheinische Friedrich-Wilhelms-Universität në Bon, Gjermani, duke ndjekur drejtim të dyfishtë  të nivelit B.A.. Gjithashtu, ajo punon si asistente në konsulencë duke u specializuar në fushën e teknologjisë së mjedisit dhe energjisë.

Marina në fillim studioi gjuhën gjermane dhe angleze në Universitetin e Kolnit paralel me arsimin e mesëm të saj, dhe plotësoi njohuritë e saj akademike me punën praktike në kompani të ndryshme dhe instituione shtetërore siç janë kompania Unicepta për Analizën e Mediave, WDR Radiodifuzion i Gjermanisë Perëndimore në Këln dhe Njësia e Inteligjencës Financiare e Zyrës Gjermane për Hetimet Doganore. Ajo gjithashtu ka kryer praktikat në, ndër të tjera, Akademinë Federale Gjermane për Politikat e Sigurisë dhe në degën Gjeopolitike të Bundeswehr-it gjerman.

Ajo është anëtare e Shoqatës së Traktatit të Atlantikut për të Rinj dhe Shoqatës Akademike për Studime të Sigurisë. Gjuha amëtare e Marinës është gjermanishtja, flet rrjedhshëm anglisht dhe mund të komunikojë në frëngjisht dhe turqisht në nivel fillestar.


MIGJEN KRASNIQI
Bashkëpunëtor

+38344363014

migjen.kr@gmail.com


Migjeni është i përfshirë në shoqërinë civile që nga 2012, duke punuar për organizata të ndryshme të shoqërisë civile dhe si përkrahës për fushata të ndryshme për ngritjen e vetëdijës.

Shumicën e punës së tij ai ka kushtuar përmirësimit të marrëdhënieve midis vendeve të Ballkanit, ku për 11 vite të fundit ka organizuar ngjarjet që pikërisht këtë e kanë për qëllim.

Puna e tij si përkrahës për çështjet rajonale filloi kur filloi të punojë për OJQ-të të cilat ishin të fokusuar në ballafaqim me të kaluarën dhe pajtim, dhe më pas ai vazhdoi me projekte të tjera rajonale që ishin të organizuar nga IPA dhe projekti i BE-së. Në vazhdim, Migjeni ka punuar për EcoFriend si udhëheqës i organizatës dhe për një kohë ka punuar gjithashtu në Ambasadën Italiane në Kosovë. Momentalisht, Migjeni vazhdon pasionin e tij për përkrahjen me organizatën e vet e quajtur Qendra Inovative për Përmirësim Social – ICSI.

Migjeni ka bachelorin në Studimet Evropiane nga Instituti për studime Politike dhe Evropiane në Prishtinë, Kosovë. Përveç kësaj, ai gjithashtu ishte i shpërblyer si Ambasador i Paqes për Ballkanin Perëndimor nga programi që ishte i mbajtur në Beograd në 2017.

Pasioni i Migjenit është të udhëtojë, dhe deri tani ka organizuar një numër udhëtimesh anembanë botës. Shumë shpejt do të arrijë deri qytetin e 100-të që e ka vizituar.


NITA BICURRI
Menaxhere e Projektit

nita@thebalkanforum.org

+383 (0)49 427 333


Nita ka një punë të gjerë dhe përvojë akademike në proceset e zhvillimit ndërkombëtar dhe demokratizimit. Më përpara ka punuar me organizatat ndërkombëtare si Instituti Ndërkombëtar Demokratik (NDI), duke u fokusuar në zhvillimin e partive politike, forcimin e pjesëmarrjen politike të grave dhe të rinjve dhe ka punuar me organizatat lokale të shoqërisë civile për të zbatuar iniciativat për mbrojtjen e grave.

Nita ka bachelorin e Artëve në Shkencave Politike nga Cornell College në Aiovë, masterin në Administratën Publike me fokus në Administratë për Zhvillim Ndërkombëtar dhe Certifikatën e Studimeve të Avancuara në Organizatat e Shoqërisë Civile nga Shkolla e Qytetarimit dhe Çështjeve Politike Maxwell, Universiteti i Sirakuzës në Nju Jork.

Nita është gjithashtu një alumni i Shkollës Politike të Institutit të Prishtinës për Studimet Politike (PIPS) dhe Shkollës për Integrimin Evropian të Fondacionit të Shoqërisë Civile të Kosovës (KCSF).


SLAVKO PETLESKI
Bashkëpunëtori i gjuhës

slavkopetleski@yahoo.com

+389 77 977 311


Slavko Petleski ka përvojën e gjerë në të drejtën procedurale, duke punuar për projekte të ndryshme të zbatuara nga OSCE-ja dhe USAID-ja. Gjithashtu, ai mori pjesë në më shumë se 15 trajnime dhe konferenca të ndryshme të organizuara nga orgnaizata të ndryshme lokale dhe ndërkombëtare në rajonin Ballkanik.

Slavko ka masterin në të Drejtën Penale nga Fakulteti i Drejtësisë “Iustinian Prinus” në Shkup, Maqedoni. Ai ka kaluar provimin e jurisprudencës dhe tani punon në zyren e avokatisë në Maqedoni.

Slavko flet rrjedhshëm maqedonisht, anglisht, bullgarisht dhe serbo-kroatisht. Përveç kësaj, ai ka njohuri të ndërmjetme të gjuhës shqipe dhe italiane.


TABITHA BAILEY
Bashkëpunëtore


Tabitha diplomoi në programin e masterit për Drejtësinë Publike Ndërkombëtare dhe të Drejtat e Njeriut në Universitetin e Utrehtit në Holandë. Tani ajo është praktikante në Seksionin e Analizës dhe Raportimit në Departamentin e Demokratizimit të OSBE-së, dhe është e pasionuar për të drejtat e njeriut, drejtësinë tranzicionale dhe procesin e rimëkëmbjes pas konfliktit.

Ajo ka kryer studimet themerole për Drejtësi në Universitetin e Nortambrisë, Njukasëll, dhe ka përvojë në drejtësinë penale, familjare, drejtësinë e transferimit, drejtësinë private dhe korporative. Gjithashtu, ishte e angazhuar ne aktivizmin politik, ishte kandidate në përzgjedhjet lokale në Mbretërinë e Bashkuar dhe ishte sekretre e “Shoqërisë Debatuese të Universitetit të Nortambrisë”. Ajo flet anglisht, ka njohuri të ndërmjetme të gjuhës holandeze dhe italiane, dhe mëson nivelin themelor të gjuhës shqipe. Ajo u shpërngul në Kosovë në qershor të vitit 2018 dhe po kënaqet shumë atje, kalon kohën e lirë duke vizituar qytete të ndryshme dhe duke bërë hiking.


TOMISLAV PERUŠIĆ
Bashkëpunëtori i Projektit

tomperusic@gmail.com 

+381641208255


Tomisllav Perushiq ka mbaruar Shkollën e mesme Ekonomike më 2009 në Suboticë, Serbi. Gjithashtu, vazhdoi stidimet ekonomike në Universitetin e Zagrebit, Kroaci, nga 2009 deri në 2011, kurse tani studion për gjuhë, letërsi dhe culture shqiptare në Universitetin e Beogradit në Serbi.

Përvoja e Tomisllavit në punën vullnetare, duke punuar si përkthyes dhe korrespodent, dhe duke qenë anëtari aktiv i shoqërisë është një pasuri. Ai ka punuar si korrespodent për një gazette Kroate në Suboticë, Serbi, e quajtur “Hrvatska riječ” (Fjala Kroate) që nga 2009. Është aktivist i një OJQ-je e quajtur Žene u crnom (Gratë në të Zezën) në Beograd, Serbi, dhe përkthyes nga serbishtja në anglisht dhe anasjelltas që nga 2015.

Përveç kësaj, ai mori pjesë në seminare të shumta për gjuhën shqipe që nga 2016, si edhe në programin Links2 të organizuar nga Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut për çështjen e dialogut Kosovë – Serbi, të mbajtur në 2016 në Prishtinë, Kosovë, dhe në Beograd, Serbi. Mori pjesë në Shkollën Verore për Studimet Gjinore në vitin 2016 në Prishtinë, Kosovë. Tomisllav di dhe komunikon në disa gjuhë siç janë: serbishtja, kroatishtja, anglishtja, shqipja, hungarishtja, italishtja, frëngjishtja, gjermanishtja, spanjishtja dhe portugalishtja.


URIM VESELAJ
Zyrtar TI/Media Manaxhar

urim@thebalkanforum.org

+386 (0)49 150 458


Me një sfond familjar të inxhinierëve dhe muzikantëve, puna e tij e parë dhe më e përshtatshme ishte teknik/producent në radio. Në mënyrë paralele gjithashtu ishte pjesëtar i një rock grupi.

Pas vitit 2004 ka themeluar një kompani për prodhimin e audio, video, Web, i cili kishte kontratë me TV publik “RTK”.

Vlen të përmendet edhe çmimi i Rudolf Sopi/Kamera Artistike për kameramanin e vitit 2006.

Nga viti 2008 ka zhvilluar bazën e të dhënave për përdorimin e solucionit të brendshë/interaktiv për biznes. Deri në vitin 2011, të gjithë infrastrukturën e kishte zbatuar në web aplikacionin.

Në vitin 2013 i është rikthyer prodhimit të videos dhe aty vazhdon edhe tani.

Sllogani i Urimit është ... 3K => Kafe, kreativiteti, kodimi…


VALBONA RAIFI
Finance / Admin Officer

+383 44 168 347

valbona@thebf.org


Valbona Raifi ka më shumë se 10 vite përvojë në fushën e financeve dhe kontabilitetit. Gjatë këtyre viteve ajo ka punuar me një numër të madh të kompanive dhe organizatave të ndryshme në Kosovë. Në fushën e financave, ajo ka siguruar që sistemet dhe rregulloret financiare të punëdhënësve të zhvillohen në bazë të praktikës më të mirë dhe në përputhje me kornizat dhe politikat ligjore lokale dhe ndërkombëtare.

Ajo është një kontabilist i certifikuar nga SCAAK (Shoqata e Kontabilitetit dhe Auditimit në Kosovë) dhe ka masterin në Menaxhimin e Financave nga Universiteti i Evropës Juglindore në Maqedoni.


VERGULLA SHQEVI
Bashkëpunëtore e gjuhës

Language Associate

Phone: +355685623246

E-mail: vergoula.s@gmail.com


Vergulla është studente e vitit të tretë dhe të fundit në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Evropian të Tiranës, e specializuar në Siguri-Mbrojtje. Ajo ka lindur dhe është rritur në Athinë por tani jeton në Shqipëri ku vazhdon arsimin e saj. Në vitin 2016 ajo mori një certificate për gjuhën shqipe nga Universiteti i Tiranës.

Që nga viti 2017 me sukses ka kryer NATO Akademinë Virtuale dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në disa ngjarje siç është NATO simulim, “Mbrojtja dhe Dialogu në Evropën Lindore”, i organizuar nga Shoqata Diplomatike Evro-Atlantike në Bukuresht, Rumani, dhe edicioni i pestë i Dialogut Mediteran të të Rinjve i mbajtur në Madrid, Spanjë.

Vergulla ka kryer praktikat në Parlamentin Shqiptar dhe tani punon për Shoqatën e të Rinjve e Kombeve të Bashkuara të Shqipërisë ku vazhdon të kontribuojë në promovimin e të drejtave të njeriut dhe të barazisë. Qëllimi i saj është të kryejë specializimin për Mbrojtjen dhe Diplomacinë.


Donatorët

The Balkan Forum is supported by RYCO. The content of this website is the sole responsibility of The Balkan Forum and does not necessarily present the views of RYCO