Liderët takohen në forumin e dytë Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal

19 – 21 Mars 2015 - Selanik, Greqi

Selanik, Greqi (19 Mars 2015) - Liderët civil dhe politik të Ballkanit Perëndimor së bashku me profesionistët e biznesit do të takohen në Selanik, Greqi, nga 19  deri me 21 Mars 2015 në forumin e dytë vjetor Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal.

Forumi inaugurues Ballkanik për bashkëpunim rajonal, i mbajtur në Shkurt 2013, mundësoi një grupi të akterëve dhe liderëve të ndryshëm të kontribuojnë në një narrativë të re për Ballkanin bazuar në mundësitë për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, që është i bazuar në një angazhim për veprim bashkëpunues. Kjo narrative e re e shfrytëzon diversitetin kulturor, fetar dhe etnik rajonal si një pasuri të vlefshme dhe një mundësi për investime në një treg të përbashkët ku njerëzit dhe mallrat mund të lëvizin lirshëm.

Në mes të takimeve vjetore, puna e The Balkan Forum ishte e përqendruar në avancimin e ideve dhe iniciativave konkrete që dolën nga diskutimet fillestare, aspiratën e vendeve të Ballkanit Perëndimore për ta transformuar rajonin në një forcë të unifikuar të gatshëm për të vepruar në skenën Evropiane dhe globale, dhe shumë njerëz dhe institucione në rajon që janë të angazhuar për nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik nëpërmjet bashkëpunimit rajonal. Një Komitet Këshillimor i përbërë nga përfaqësues të ndryshëm rajonal dhe Evropian, duke përfshirë këtu edhe anëtarët e Këshillit Nordik, që kanë shërbyer si një model i rëndësishëm The Balkan Forum, ofron mbështetje dhe njohuri të vazhdueshme.

The Balkan Forum i mbështet parimet dhe prioritetet e vendosura në Konferencën për Ballkanin Perëndimor të mbajtur në Berlin më 28 gusht 2014. Si platformë e pavarur për gjenerimin dhe zbatimin e strategjive inovative për bashkëpunimin rajonal, The Balkan Forum shërben si një lidhje midis akterëve të ndryshme rajonale në kuadër të procesit të Berlinit në sektorin privat, shoqëri civile si dhe në sektorin qeveritar.

Forumi i këtij viti do të mbledhë akterë të ndryshëm për të ndërtuar mbi progresin e arritur që nga Forumi i parë vjetor Ballkanik. Ky forum i dytë do të përqendrohet në tre sektorë të ndërlidhur ku qasjet inovatore dhe ndryshimet kuptimplote janë të konsiderueshme: 1) Arsim për zhvillim të qëndrueshëm, 2) Kapitali njerëzor dhe tregjet e punës: potencial për punësim të Gjelbër, 3) Zhvillimi ekonomik, energjia dhe mjedisi: rrjetet dhe tregu i liberalizuar i energjisë - mundësitë për Evropën Juglindore.

Në forumin e këtij viti do të marrin pjesë mëtepër se 60 liderë nga Ballkani, për të eksploruar përparësitë dhe avantazhet krahasuese të rajonit, me synimin e tejkaluar për katalizimin e konkurrencës se zhvillimit rajonal në tregjet Evropiane dhe globale.

Objektivat

Forumi i dytë vjetor Ballkanik do i takojë liderët dhe inovatorët nga Ballkani për të përcaktuar qëllimet e përbashkëta dhe metodologjitë e projektimit për realizimin e një vizioni të ri për rajonin që bazohet në integrimin ekonomik, prosperitet dhe paqe të qëndrueshme. Duke u bazuar në idetë dhe momentin e krijuar në forumin inaugurues të mbajtur në vitin 2013 në Selanik, pjesëmarrësit do i ndajnë idetë kreative për zhvillimin rajonal në fushat e energjisë, mjedisit, kapitalit njerëzor dhe tregjeve të punës po ashtu edhe në fushën e arsimit.

Agjenda

Agjenda

 

E Enjte, 19 Mars 2015

19:00 – 19:30            Pritja  

Vendi: Makedonia Palace Hotel, Restoranti, kati i 9

19:30 – 22:00            Fjalimet kryesore & darka

Prezantimi:                 Luna Kalas, The Balkan Forum

Folësit:

Yannis Boutaris, Komuna e Selanikut

Hoskuldur Thorhallsson, Këshilli Nordik  

Stephen Heintz, Rockefeller Brothers Fund

 

E premte, 20 Mars 2015

8:30 – 8:55                Regjistrimi

Salla: Aristotelis I

(përdhese)

 

9:00 – 9:10                Mirëseardhje

Marika Theros, The Balkan Forum

9:10 – 10:45              Perspektivat për rritjen e prosperitetit dhe qëndrueshmërisë së rajonit

Cilat janë perspektivat e rajonit për zhvillimin ekonomik dhe zhvillimin e përgjithshëm brenda kuadrit të strategjisë së rritjes së BE-së 2020? Duke parë modelin e rajonit Nordik dhe në kuadër të angazhimeve të përcaktuara në Konferencën për Ballkanin Perëndimor të mbajtur në Berlin më 28 Gusht 2014, i njohur si "Agjenda e Berlinit", ky panel synon të sugjerojë rrugët për avancimin e Ballkanit Rajon në një treg më konkurrues, më të ditur dhe më të gjallë.

Moderator:                 Haki Abazi, Rockefeller Brothers Fund

Panelistët:

Jelena Milic, Qendra për Studime Euro-Atlantike

Cameron Munter, Grupi i Bashkuar, Serbia Broadband

Samira Nuhanovic Ribic, Iniciativa e Politikës së Jashtme

Harry Papapanagos, Universiteti i Maqedonisë

Ryan Stoner, Departamenti Amerikan i Shtetit

Alexander Wojda, Ambasada e Austrisë, Greqi

10:45 – 11:15            Pauza për kafe

11:15 – 12:30            Roli i mediave dhe shoqërisë civile në transformimin e rajonit

Ky diskutim do të përforcojë zëra inovativë duke eksploruar rolet dhe potencialin e medias dhe shoqërisë civile për të ndihmuar transformimin e rajonit në një forcë moderne, produktive dhe të bashkuar, të aftë për të vepruar si një partner i besueshëm në Evropë dhe në nivel global. Me pranimin e pengesave dhe sfidave rajonale, paneli do të identifikojë strategjitë e përbashkëta të shoqërisë civile dhe medias për të forcuar integrimin ekonomik dhe për të përshpejtuar zhvillimin e qëndrueshëm në kuadër të demokracisë pjesëmarrëse dhe sundimit të ligjit.

Moderator:                 Ivana Cvetkovic Bajrovic,  Ndihma Kombëtare për Demokraci

Panelistët:

Leila Bicakcic, Qendra për raportimin hetimor

Jelena Cosic, Rrjeti Ballkanik i gazetarisë hulumtuese

Zefi Dimadama, Qendra Ndërkombëtare për Studimet e Detit të Zi

Dorian Ducka,  Ministria e Energjisë dhe Industrisë,Shqipëri

12:30 – 14:30            Dreka

14:30 – 16:00            Zhbllokimi i potencialit lokal për të vendosur në lëvizje ndryshimet rajonale

Si mund të promovohen praktikat e mira, në nivel lokal, të lidhura dhe shkallëzuara, për të krijuar një treg konkurrues rajonal? A mund ndërmarrësia e nxitur nga inovacioni si dhe rritja e decentralizimit të nxisin marrëdhëniet reciproke të dobishme në tërë rajonin, të inkurajojë mobilitetin e fuqisë punëtore dhe mësimin brenda rajonit dhe të frymëzojë sipërmarrje të përbashkëta në, për shembull, projektet e infrastrukturës? Ky panel synon të hedhë dritë mbi rolin e akterëve të ndryshëm në nxitjen e aftësive, njohurive dhe burimeve të nevojshme për të rritur iniciativat lokale për konkurrencën dhe zhvillimin rajonal.

Moderator:                 Marika Theros, The Balkan Forum

 

Panelistët:

Yannis Boutaris, Komuna e Selanikut  

Aphrodite Bouikidis, Ashoka Greece

Tim Clancy, Via Dinarica

Dardan Sejdiu, Komuna e Prishtinës

Hoskuldur Thorhallsson, Këshilli Nordik

16:00 – 18:30            Sesione paralele të punëtorisë

Objektivat e punëtorisë: të identifikohen kufizimet ekzistuese, aftësitë, mundësitë dhe pasuritë në fusha specifike të bashkëpunimit rajonal; të propozohen masat e nevojshme për të mbushur boshllëqet dhe për të ecur përpara me iniciativat rajonale; dhe, të krijohen idetë për iniciativa bashkëpunuese që mund të i informojnë agjendat rajonale të veprimit.

SESIONET TEMATIKE:

I - Edukimi: Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm

Moderator:                 Juliana Hoxha, Partner Albania

Diskutuesit:

Milorad Bjeletic, Shkolla e Hapur e Beogradit

Kalinka Gaber, Instituti i Progresit

Dennis Gratz, Partia jonë

Zorica Korac, Qendra Rajonale e Mjedisit  

Larus Valgardsson, Këshilli Nordik  

Miroslav Zivanovic, Qendra për të Drejtat e Njeriut

II - Kapitali njerëzor dhe tregjet e punës: potenciali për punësim të gjelbër

Moderator:                 Kurt Bassuener,  Këshilli i Politikave të Demokratizimit

Diskutuesit:

Aphrodite Bouikidis, Ashoka Greece

Biljana Dakic Djordjevic, Fondacioni Trag

Paul Stubbs, Instituti Ekonomik i Zagrebit  

Dobrica Veselinovic, Ministria Kolektive e Hapësirës

Manolis Vournous, Komuna e Chios

Konstantina Zoehrer, 180 Moires

III - Zhvillimi ekonomik, energjia dhe mjedisi: rrjetet dhe tregu i liberalizuar i energjisë - mundësitë për Evropën Juglindore

Moderator:                 Julian Popov, Fondacioni Evropian i Klimës

Diskutuesit:

Visar Azemi, Balkan Green Foundation

Anna Dimitrova, Qendra për Studime të Politikave Evropiane

Dorian Ducka, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Shqipëri

Tryggvi Felixson, Këshilli Nordik  

Antonis Metaxas, Instututi Helen për rregullimin e Energjisë

 

 

E shtunë, 21 Mars 2015

9:00 – 11:00              Sesione paralele të punëtorisë: Finalizimi i ideve

Grupet punuese individuale të fillojnë të përgatisin përmbledhjet dhe rekomandimet për veprimet bashkëpunuese.

11:00 – 11:15            Pauza

11:15 – 13:00            Raportimi, diskutimi i hapur & hapat e ardhshme  

Salla: Aristotelis I

Prezantimi nga secila punëtori dhe diskutim i lehtësuar i ideve

Moderator:                 Haki Abazi, Rockefeller Brothers Fund

14:30                         Nisja

Raporti

Raporti përfundimtar i forumit të dytë vjetor Ballkanik do të jetë në dispozicion në Maj 2015. Forumi vjetor i mbledh akterë dhe liderë të ndryshëm nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe Turqia.

Donatorët