Bordi ekspertëve
dhe biografia...

DAVE WARD


Dejv Vard është konsultant për fushatat dhe mediat në Mbretërinë e Bashkuar me përvojë më shumë se 20 vjet në sektorin humanitar duke udhëhequr fushatat dhe duke lobuar për ndryshim në çështjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai gjithashtu punoi në qeverinë lokale dhe nacionale në Mbretërinë e Bashkuar. Qëkur vizitoi Ballkanin Perëndimor para 15 vjetësh, mbajti një interes të madh për rajonin, dhe me kohë vizitoi Kosovën. Maqedoninë, Shqipërinë dhe Malin e Zi, po Bosnja dhe Hercegovina, si edhe Serbia, janë në listë për t’u vizituar. Dejv ishte i zgjedhur të punojë në këshillin e komunës së Mertonit në Londër në maj të vitit 2018, dhe është anëtar i Komisionit të Bordit për Planifikim për të Moshuarit dhe Mirëqenien, dhe para pak kohë u bashkua me Bordin Ekspert të Forumit Ballkanik.


PANAGIOTIS TZANNETAKIS


Panajotis Tzanetakis u bashkua me HumanRights360 në tetor 2018, duke u fokusuar në inovacionet sociale, rrjetëzimin, dizajnimin dhe implementimin e programit. Ai Bashkëpunon me Omnes, një shoqatë e strehimit në Kilkis, me orar të pjesshëm.

Para se u bashkua me HumanRights360, Panajotis ka punuar me Help Refugees, duke bashkëthemeluar degën greke të organizatës lokale humanitare, ku u fokusua në nxitjen e partneriteteve midis akterëve të ndryhme, dhe mbështetjen e projekteve që punojnë në përfshirjen e të sapoardhurve. Panajotis është themelues i Qendrës Shoqërore Khora në Athinë. Ai është bashkëpunëtor i Symbiosis, Shkollës Qytetare për Studimet Politike, dhe mbështet organizatat e seminareve për praktikën urbane dhe përfshirjen socijale.

Ai është anëtar i Bordit Teknik Drejtues “Curing the Limbo”, të Aksioneve Urbane Inovative të projektit të strehimit pilot të financuar në Athinë, dhe para pak kohë u bashkua me Bordin Ekspert të Forumit Ballkanik. Panajotis ka kryer Arkitekturën në Universitetin e Bartletit në Londër, dhe BTEC për Art dhe Dizajn në Shkollën e Artëve Byam Shaw, Central St. Martins.


Donatorët

The Balkan Forum is supported by RYCO. The content of this website is the sole responsibility of The Balkan Forum and does not necessarily present the views of RYCO