Java e tretë vjetore e ekonomisë qarkore në Ballkanin Perëndimor do të mbahet nga data 27 deri më 31 maj 2024. Tema e këtij viti është “Ura të qëndrueshme: Bashkohu, Ngritu, Ripërdor”.
Organizatat nga vendet e Ballkanit Perëndimor, anëtare të komunitetit LogEx, do të mbajnë një varg aktivitetesh paralele me të cilat do ti promovojnë praktikat e mira drejt njw tw ardhme të qëndrueshme, por edhe sfidat dhe perspektivat e ekonomisë qarkore në rajon.
Nisma rajonale LogEx, komunitet i formuar nga organizata The Ballkan Forum, ka për qëllim revolucionarizimin e qasjes së Ballkanit Perëndimor drejt zhvillimit të qëndrueshëm, përmes promovimit të praktikave të ekonomisë qarkore. Me bashkimin e aktorëve të ndryshëm, duke e përfshirë edhe akademinë, organizatat, mediat, biznesin dhe ekspertët, Java e Ekonomisë Qarkore ka për qëllim inkurajimin e bashkëpunimit dhe nxitjen e ndryshimeve të rëndësishme në rajon.
CIVIL-i edhe këtë vit do të zbatojë program të begatë gjatë Javës së Ekonomisë Qarkore në Ballkanin Perëndimor.
Duke filluar nga e hëna, 27 maj, platforma mediatike e CIVIL-it do të publikojë përmbajtje edukative të lidhura me ekonominë qarkulluese. Njëkohësisht, do të publikojë një seri intervistash me fokus mbi perspektivat e kësaj fushe ekonomike në të ardhmen.
Analiza me temën “Ekonomia rrethore në kohë lufte dhe pasigurie”, është në përgatitje e sipër.
CIVIL-i do ta përmbyll javën e aksionit në gjithë rajonin më 31 maj, me një ngjarje publike me të njëjtën temë, ku do të prezantohen analizat, si dhe aktivitetet e organizatave anëtare të rrjetit LogEx nëpër gjithë rajonin.
Synimi kryesor i CIVIL-it në kuadër të nismës rajonale është të kontribuojë në forcimin e ndërgjegjësimit publik për rëndësinë dhe perspektivat e ekonomisë së gjelbër, gjegjësisht, qarkulluese, duke identifikuar sfidat e vendosura nga luftërat, konfliktet dhe krizat tjera siç është agresioni rus kundër Ukrainës, lufta hibride kundër Perëndimit dhe konflikti në Rripin e Gazës.
Komuniteti LogEx, i krijuar në dhjetor 2021, është një partneritet i dedikuar për tejkalimin e hendekut midis arsimit të lartë dhe tregut të punës në Ballkanin Perëndimor. Duke u fokusuar në ndërtimin e kapitalit njerëzor, forcimin e ekonomisë qarkulluese dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm, komuniteti LogEx synon të krijojë një të ardhme më të ndritur për rajonin.
Anëtaret e komunitetit LogEx : The Balkan Forum (BP), Build Green Group (Shqipëri), CENER 21, COD Jajce (Bosnja dhe Hecegovina), CIVIL / Green CIVIL (Maqedonia e Veriut), Universum International College (Kosova), YIHR (Serbia), ADP-Zid (Mali i Zi).
Vienna, 16 December 2024 The Balkan Forum, in collaboration with the International Institute for Peace…
Every November 25th marks the beginning of 16 Days of Activism Against Gender-Based Violence. Although…
Tolerance – a word often invoked as a moral ideal, a value we are told…
In the dynamic and ever-evolving context of the Western Balkans, the challenges facing our democracies…
Kosovo is trying to pave its way towards economic growth and development. In September 2018,…
The love of the citizens of Kosovo for the EU resembles that of Nietzsche for…