Iniciativa #zgjidhje mbajti debatin e parë që u transmetua drejtpërdrejtë në TV Festina si dhe në rrjete shoqërore.
Tema e debatit: Nga 3 zgjidhje për: 1) mungesën e ujit të pijshëm, 2) luftimin e varfërisë (përfshi atë të skajshme), 3) luftimin e diskriminimit ndaj grave, të rinjve, personave me aftësi të kufizuara, komuniteteve, dhe grupeve tjera shoqërore.
Pjesëmarrës në debat ishin:
- Luljeta Demolli nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, Prishtinë.
- Fikrije Ferizi nga Qendra e Gruas “ATO“ në Vushtrri.
- Gentiana Zeqiri nga Iniciativa Qytetare në Skënderaj.
- Halil Kurmehaj nga Iniciativa e Pavarur e të Verbërve të Kosovës me seli në Prishtinë.
- Emrah Cermjani nga Roma in Action me seli në Gjakovë.
- Erblin Hoxha, nga Qendra e Debatit me seli në Prishtinë.
Nga diskutimet të bazuara edhe në hulumtime dhe statistika, dolën këto propozime:
LUFTA KUNDËR VARFËRISË DHE DISKRIMINIMIT – Propozime për zgjidhje të mundshme:
- Paga minimale në Kosovë duhet të rritet në mënyrë që të siguroj minimumin ekzistencial për familjen.
- Duhet të paguhet praktika në përgjithësi, e në veçanti për gratë.
- Të garantohet pushimi i lehonisë të paktën 6 mujore, dhe të ketë kontrata të paktën 3 vjeçare, sidomos për gratë.
- Të sigurohet qëndrim gjithë ditorë, çerdhe në fshatra, mundësi punësimi dhe praktike.
- Të rregullohet me legjislacion profesioni dado, dhe përkujdesja, si dhe shërbimi nga individ për pastrimin/mirëmbajtjen e shtëpive private dhe zyreve. Të rregullohet pagesa e kontributeve pensionale dhe regjistrimi i tyre si të punësuara.
- Te ndërmerren veprime që ofrojnë incentiva të ndryshme për burrat dhe gratë, që të shohin përfitime nga puna e të dy gjinive.
- Të krijohet një sistem i sigurimeve në mënyrë që gratë (dhe nënat e divorcuara) të mos diskriminohen në marrjen e pushimeve. Kjo do ta ndihmonte edhe sektorin privat në punësimin e grave, personave me aftësi të kufizuara, dhe të grupeve të ndryshme shoqërore.
- Të ketë këshillimore nëpër qendrat e ndryshme për punë sociale.
- Të zbatohen (dhe monitorohet zbatimi) ligjet për shërbyes civil (10% për komunitete jo-shumicë, dhe çdo i 50-ti punëtor për personat me aftësi të kufizuara) dhe kundër diskriminimit, dhe të zbatohen masat afirmative.
- Të bëhet rishikimi/ndryshimi i kurrikulës shkollore (të hiqet gjuha e urrejtjes).
- Të sigurohet strehimi për komunitetet Romë, Ashkali, Egjiptian, dhe të fuqizohet monitorimi i mediave pasi që ka pas raste kur mediat kanë publikuar informacion fyes ndaj këtyre komuniteteve.
Gjeni më poshtë pdf me përmbledhje 2 faqëshe e cila ofron detaje për problemet, statistikat/të dhënat dhe rekomandimet: