Qajsa

Si vepron The Balkan Forum: Zhbllokimi i mundësisë për të vendosur ndryshimet rajonale në lëvizje

The Balkan Forum shërben si një platformë për të ftuar liderë të ndryshëm nga të gjithë sektorët: shoqëria civile, shoqëria private dhe qeveri. Vepron si ndërmjetësues neutral dhe lehtësues për të identifikuar mundësitë dhe për të katalizuar iniciativa bashkëpunuese premtuese dhe do të ndikojë në burimet, asetet dhe marrëdhëniet për të inkubuar dhe përmirësuar strategjitë e përbashkëta për ndryshim. Forumi në menyrë të vetëdijshme do bëjë nxitjën e eksperimentimit dhe inovacionit, veçanërisht në arritjen e përpjekjeve për qeveritë për të ndërtuar konsensus, për të përkthyer idetë në veprim dhe për të lëvizur përtej retorikës në bashkëpunim me zbatimin real të politikave.

Kush është i përfshirë: Afrimi i partnerëve dhe përforcimi i zërave

The Balkan Forum synon të lidhë iniciativa të ndryshme, akterë të shumtë dhe sipërmarrës socialë në zhvillim për të mundësuar bashkëpunimin dhe maksimizimin e ndikimit. Nëpërmjet dialogut të vazhdueshëm dhe me një rrjet në rritje të liderëve nga shoqëria civile, akademia, biznesi dhe qeveria, Forumi i ndihmon partnerët për të identifikuar mundësitë për veprim bashkëpunues, zhvillimin e strategjive të koordinuara dhe për të krijuar agjenda të përbashkëta, të dakorduara. Forumi është i angazhuar të angazhojë mendimtarë të rinj dhe sipërmarrës të rinj si dhe të përforcojë zërat përparimtarë. Do të sjellë së bashku iniciativa të reja dhe të themeluara dhe do të forcojë punën e një numri të gjerë të individëve dhe organizatave që janë të gatshëm të bashkëpunojnë përtej kufijve dhe sektorëve në ndjekje të qëllimeve të përbashkëta rajonale të zhvillimit.

Ku vepron forumi: Përcaktimi i rajonit dhe fushëveprimi

The Balkan Forum ka një pamje të shtrirë dhe fleksibël të rajonit Ballkanik dhe nuk kërkon të përjashtojë vendet. Si pikënisje, forumi u përqendrua në Ballkanin Perëndimor dhe Greqinë - një rajon që përfshin vendet që aspirojnë për anëtarësimin në BE, rajon i vendosur midis anëtarit më të vjetër ballkanik të BE-së (Greqinë) dhe anëtarit më të ri (Kroacinë). Në rregullimin e aktiviteteve të sotme, forumi po e zgjeron komunikimin e tij me Bullgarinë, Rumaninë dhe Turqinë. Forumi nuk shikon vetëm brenda në rajon, por gjithashtu e merr parasysh pozicionin e rajonit në krahasim me shumë rajone të tjera, brenda dhe përtej Evropës. Kërkon të mësojë nga sukseset dhe grackat e iniciativave të tjera rajonale.

Konceptet udhëzuese të punës së The Balkan Forum

  • Një agjendë pozitive e fokusuar në veprim: Duke i sjellur njerëzit në një bisedë rajonale për të nxjerr në pah avantazhet e bashkëpunimit dhe mundësitë për zhvillim të qëndrueshëm, forumi krijon një proces brenda të cilit është mundur të identifikohen interesat e përbashkëta dhe përfitimet e përbashkëta. Forumi ka një qasje pragmatike dhe fokusohet në projekte që janë të realizueshme, që gëzojnë mbështetjen e gjerë dhe që mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve konkrete.
  • Zgjerimi i dialogut dhe konsensusi: Bashkëpunimi efektiv rajonal kërkon bashkëpunim më të ngushtë dhe më gjithëpërfshirës përtej sektorëve dhe kufijve, duke përfshirë shoqërinë civile, sektorin privat dhe qeverinë. Duke mundësuar akterë të ndryshëm për të krijuar partneritete të reja, duke përforcuar zërat e udhëheqësve të rinj dhe të margjinalizuar, forumi përpiqet të ndihmojë në zhbllokimin e potencialit për rritje kolektive në Ballkan. Forumi mbështetet në dialog të vazhdueshëm me një rrjet në rritje të partnerëve për të përcaktuar strategjinë e saj, për të identifikuar prioritetet dhe për të i formuluar agjendat e veprimit.  
  • Shpërndarja e burimeve të rajonit: Rajoni ka burime, talent dhe potencial për të krijuar zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohet. Kjo dëshmohet nga shumë nisma të reja që tashmë ekzistojnë në nivel lokal dhe rajonal. Për fat të keq, iniciativa të tilla shpesh janë të shtruara në favor të ideve dhe zgjidhjeve më konvencionale. The Balkan Forum dëshiron të lidhë, të forcojë dhe të nxisë iniciativa, institucione dhe rrjete në rajon, duke ndihmuar inkubimin dhe shkallëzimin e strategjive efektive për ndryshime. Suksesi dhe integriteti i Forumit mbështetet në ekspertizën dhe talentet e individëve në rrjetin e saj.
  • Mësimet, jo plane: Qasjet ndaj bashkëpunimit nuk mund të importohen nga rajone të tjera; por forumi mund të nxjerrë mësime nga përvojat e të tjerëve. Forumi është një platformë për shpërndarjen e frymëzimit dhe ideve se si të inkurajohen marrëdhëniet produktive dhe dialogu, madje edhe në kohë krizash.