Aktivitetet

Aktivitetet The Balkan Files – Baza e të dhënave e njohurive për Ballkanin

Në partneritet me hulumtuesit nga rajoni, The Balkan Forum ka zhvilluar Balkan Files, një bazë të dhënash për bashkëpunim rajonal. Ky burim i lirë online shërben si një mjet për udhëheqësit në qeveri, biznes, media, shoqëri civile dhe akademi që kërkojnë të përshpejtojnë progresin në sfidat e zhvillimit rajonal. Baza e të dhënave i thekson lidhjet ekzistuese dhe potenciale ndërkufitare dhe referencat relevante si dhe kornizat ligjore për secilin çdo si dhe për Bashkimin Evropian.


Keni ide për Balkan File apo dëshironi të përfshiheni? Na kontaktoni në
 info@thebalkanforum.org

 

BASHKËPUNIMI I EFIKASITETIT TË ENERGJISË NË BALLKAN

The Balkan Forum mbajti një takim rajonal mbi efiçencën e energjisë të Ballkanit Perëndimor në Shtator 2014, në bashkëpunim me Zëvendësministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës së Shqipërisë, ku i mblodhi palët rajonale dhe evropiane për të diskutuar masat konkrete të efikasitetit energjetik dhe për të rënë dakord mbi metodat rajonale duke përfshirë edhe ato të themeluara nga Traktati i Komunitetit Evropian për Energji. Pjesëmarrësit janë dakorduar që një qasje rajonale ndaj efikasitetit të energjisë është vendimtare jo vetëm për të përforcuar proceset djrejtë integrimit në BE, por edhe në krijimin e përfitimeve të drejtpërdrejta për qytetarët e Ballkanit, si rritja e punësimit dhe kontribuimi në marrëdhëniet më të forta rajonale. Delegatët përcaktuan një sërë përfundimesh, duke përfshirë një qëllim të ndërtimit të një zëri më proaktiv dhe të unifikuar për Ballkanin për efikasitetin e energjisë. Delegatët besojnë se kursimet e energjisë dhe përdorimi i burimeve lokale të energjisë së pastër mund ta bëjnë Ballkanin më pak të varur nga importi i energjisë, duke kontribuar kështu në një rajon më të sigurt dhe më të qëndrueshëm.

Raporti përfundimtar i takimit rajonal të Efiçiencës së Energjisë, Tirana, September 2014

Konkluzionet e delegatëve të takimit rajonal të efiçiencës së energjisë.